Member Counts : 17
Created on : 2012
Activity Counts : 0

Debate Club

ABOUT

Klubi i debatit në shkollën e lartë ”Hëna e plotë (Beder)” është një nismë dy-vjeccare që synon aftësimin e studentëve në analizimin e tematikave që tërheqin vëmendjen qytetare.

Debati zhvillohet mbi bazën e argumentave pro dhe kundër përballë nje jurie, pjesë e së cilës janë lektorë dhe specialistë të fushës së ligjërimit. Studentët  organizohen në grupe me nga 3 anëtarë njëri prej të cilëve  konsiderohet lider.

Ky është një projekt që fokusohet më së shumti tek studentët e shkencave të komunikimit sepse i ndihmon ata në ndërtimin e opinioneve josipërfaqësorë në lidhje me problematika që pushtojne hapësirën mediatike.

Aktiviteti, nëse ndiqet me seriozitet premton sukses në menaxhimin e analizave, kundërpërgjigjeve, debateve etj., si dhe lirshmëri shprehjeje e mungesë kompleksesh, shumë e rëndësishme kjo për gazetarët e ardhshëm.