Member Counts : 106
Created on : 2012
Activity Counts : 14

Beder Law Academy Club

ACTIVITIES

Dokumentari“Nga djemtë e burrat kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave” - 26.11.2014

Klubi “Beder Law Academy” hapi siparin e aktiviteteve në kuadër të ditëve të ndërgjegjësimit të shoqërisë rreth eliminimit të dhunës ndaj gruas. Këto aktivitete organizohen nga data 25 nëntor,  Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas deri në 10 dhjetor njwkohwsisht Dita e Të Drejtave të Njeriut. Studentët morën pjesë në shfaqjen e një dokumentari me temë “Nga djemtë e burrat kundër dhunësndaj vajzave dhe grave”, i cili u organizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në Kinema “Millenium”.

Gjatë aktivitetit u mbajt një panel diskutimi ku referuan personalitete të ndryshme, si Zv.Ambasadori i SHBA në Tiranë, zv.ministrja e Arsimit, zv.ministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Drejtuesja e Linjës së Këshillimit për Gra e Vajza.

Gjatë këtyre ditëve, Beder Law Academy do të organizojë një shumëllojshmëri aktivitetesh në mënyrë që të këtë një ndërgjegjesim të studentëve dhe të shoqërisë në lidhje më këtë temë, pasi i përket një rëndësie të madhe.