Member Counts : 9
Created on : 2012
Activity Counts : 6

Book Club

ACTIVITIES

Vizitë në shkollën 9-vjeçare “GjergjFishta”- dhurimi i librave - 16.5.2013

Librat e dhuruar në kuadër të panairit “Fëmijët dhe libri” ‘mbërritën’ në vendin e duhur. Një grup studentësh anëtarë të Klubit të Librit, në bashkëpunim me klubin “Young Teachers”, të shoqëruar nga disa pedagogë, vizituan ditën e enjte, më 16 maj, shkollën 9-vjeçare “Gjergj Fishta” në kryeqytet. Ata u pritën nga drejtori i shkollës, z.Faik Maqellara.

Studentët u takuan fillimisht me nxënësit e dy klasave të para të kësaj shkolle, të cilët po përgatiteshin për Festën e Abetares. Duke iu uruar festë të mbarë dhe  duke i përgëzuar fëmijët për përfundimin me sukses të abetares, ata iu dhuruan atyre nga një libër me tregime e përralla. Të rinjtë fiksuan me anë të aparatit fotografik momente nga gëzimi i vogëlushëve pjesë e të cilit u bënë edhe ata vetë.

Më pas përfaqësuesit e dy klubeve i dhuruan bibliotekës së shkollës pjesën tjetër të librave për fëmijë, rreth 200 kopje. Drejtori i shkollës, z. Maqellara falenderoi universitetin për nismën e marrë dhe foli me të pranishmit në aktivitet mbi vështirësitë e të edukuarit të fëmijëve në ditët e sotme. Ai shprehu mirënjohjen e tij për organizime të tilla që mbështesin leximin dhe dijen.

“Gjergj Fishta” është një nga shkollat 9-vjeçare në periferi të Tiranës dhe në të mësojnë rreth 700 nxënës. Me dëshirën për t’u ardhur në ndihmë arsimimit të këtyre fëmijve, që ndoshta kanë më pak mundësi për të qenë në kontakt me leximin jashtëshkollor, Klubi i Librit dhe klubi “Young Teachers”, vendosën që librat e grumbulluar nga panairi “Fëmijët dhe libri”, dhe ata të siguruar nga një fushatë sensibilizuese e studentëve të departamentit të Shkencave të Edukimit, t’ia dhuronin bibliotekës së kësaj shkolle.