Member Counts : 13
Created on : 2012
Activity Counts : 16

Bedër Music Club

ACTIVITIES

Formuam grupin muzikor me emër BEDËR ADRIATIK - 1.10.2012

Jemi munduar tu gjejmë zgjidhje kërkesave të shokëve tanë nga degë të ndryshme duke organizuar në shkollën tonë seminare të diksionit dhe të frymëmarrjes me diafragmë dhe si frut i këtyre formuam grupin muzikor me emër "BEDËR ADRIATIK".

Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, ky grup i cili përbëhet nga kombësi të ndryshme, ka zënë një vend të veçantë në shoqëri duke performuar vepra muzikore në gjuhë të ndryshme.
Grupi ynë Bedër Adriatik si fillim ka shërbyer në vende të ndryshme të Shqipërisë e më pas në vende si Maqedoni, Kosovë, duke dhënë koncerte dhe ka vërtetuar ekzistencën e tij në ballkan në shërbim të njerëzve.
Përveç kësaj, nga Evropa deri në Azi, në disa vende ka organizuar koncerte dhe është munduar të jetë faqja e bardhë e Universitetit Bedër me performancat e treguara, të shfaqura në kanale të ndryshme televizive dhe në rrjetet sociale.
Për këtë arsye, dëshira jonë është që në fytyrat e njerëzve të formojmë një buzëqeshje të ëmbël.