ABOUT

      Klubet studentore funksionojnë në varësi të Drejtorisë së Marrëdhënieve me studentët dhe kryejnë detyrat e tyre në përputhje me disa parime të paraqitura në udhëzimin përkatës të zyrës së koordinimit të klubeve studentore.

Klubet studentore synojnë që, në përputhje me rregullat, mjedisin dhe disiplinën në Shkollën "Hëna e Plotë'' (Bedër), të zhvillojnë studentët në aspektin social, kulturor, intelektual dhe sportiv. Në përgjithësi klubet përbëhen nga persona me aftësi të caktuara rreth një fushe, por mund të marrin pjesë edhe persona të tjerë që tregojne një interes të veçantë rreth kësaj fushe të caktuar. Klubet nuk mund të dalin jashtë fushës së tyre të veprimit edhe në qoftë se aktivitetet e tyre mund të jenë të ngjashme me ato të një klubi tjetër. Në raste të tilla klubet duhet të bashkohen me marrëveshje.

Në qoftë se një klub do të kryejë aktivitetin e tij brenda ose jashtë Shkollës së Lartë "Hëna e Plotë" (Bedër), ata fillimisht duhet të njoftojnë me shkrim dekanin e studentëve, si dhe duhet të marrin miratimin e tij. Plani i aktiviteteve të prezantuara çdo fillim viti vlerësohet nga bordi i lartë i klubeve në fund të çdo viti. Pas vlerësimit të aktiviteteve, në qoftë se rezulton se ndonjë nga klubet nuk ka organizuar ndonjë aktivitet, atëherë bordi i lartë i klubeve vendos mbylljen e këtij klubi.