Member Counts : 9
Created on : 2012
Activity Counts : 6

Book Club

ACTIVITIES

Bisedë: “Mik me librin”- Agron Tufa - 30.4.2013

“Mik me librin” ishte emërtimi i bashkëbisedimit të zhvilluar mes studentëve anëtarë të Klubit të Librit dhe shkrimtarit Agron Tufa. Gjatë takimit të mbajtur ditën e martë, më 30 prill,  në Universitetin Bedër, u fol kryesisht mbi rëndësinë e librit në formimin akademik e kulturor të të rinjve.

Tufa bëri një pasqyrim të zhvillimit të librit që me shpikjen e shtypshkronjës “Gutenberg” deri në ditët e sotme kur librat ekzistojnë edhe në versionin online (onlain). I pyetur nga studentët në lidhje me jëtëgjatësinë e librit të shtypur, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur u shpreh optimist dhe deklaroi se “asnjë formë tjetër leximi, përveç shfletimit të faqeve të një libri, të fal të njëjtën kënaqësi”. Në lidhje me këtë, ai theksoi efektin ndihmues të librit në rritjen e nivelit të imagjinatës, duke thënë se kjo e fundit çon në zgjerim të intelektit dhe botëkuptimeve.

“Nuk mund të ekzistojë etikë pa estetikë”,- tha ndër të tjera Dr.Agron Tufa duke folur për leximin e letërsise artistike. Sipas tij, kjo pasuron leksikun e lexuesit me fjalë dhe shprehi të reja, prandaj edhe i duhet dhënë rëndësi po aq sa leximit akademik e të profilizuar.

Përgjatë bisedës miqësore anëtarët e klubit shtuan komentet dhe pyetjet e tyre. Në përfundim të takimit Agron Tufa përgëzoi studentët e Universitetit Bedër për themelimin e Klubit të Librit dhe marrjen e këtyre nismave.