Member Counts : 13
Created on : 2012
Activity Counts : 16

Bedër Music Club

ACTIVITIES

Laçi përkujton Profetin Muhamed a.s. - 5.5.2013

Laçi ka qenë qyteti i radhës që ka mirëpritur grupin artistik të programit “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Myftinia Kurbin organizoi të dielën programin e përvitshëm në përkujtim të figurës më të lartë të njerëzimit, Profetit Muhamed (a.s.).

Në fjalën e tij të hapjes Myftiu i Kurbinit, Taulant Bica, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu konsideratat më të larta për Profetin Muhamed (a.s.) shembullin e pashoq të paqes, mirësisë, lumturisë e harmonisë mes njerëzve.

I pranishëm në këtë aktivitet, Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, nënvizoi rëndësinë dhe vlerën që ka figura e profetit Muhamed (a.s.), si shembull për të gjithë njerëzit, i madh e i vogël, i ri e i moshuar, pasi sipas tij, shembull më të përkryer se ai bota nuk ka për të njohur ndonjëherë. “Profeti Muhamed (a.s.) është padyshim njeriu më i rëndësishëm i pemës së krijimit, më i dashuri i Allahut, më i dashuri i njerëzve. Është personaliteti që la mbresat më të mëdha në historinë njerëzore”, tha z. Zaimi.

lac programi profetit muhamed 2013 (8)Kancelari Zaimi u bëri thirrje të pranishmëve në aktivitet që t’i rrisin fëmijët me modelin e heroit të Profetit të Mëshirës. “Çdo kohë ka nevojë për mesazhin dhe modelin e tij të të jetuarit. Ai është padyshim modeli më i shkëlqyer i njeriut të përkryer. Prandaj ju ftoj që t’i rrisim fëmijët tanë duke marrë si model Profetin, sepse fëmijët kanë nevojë të rriten me shembuj heronjsh dhe ai ishte një hero i vërtetë, një trim që dinte të falte kur mund të ndëshkonte, ai ishte mishëruesi i mëshirës, paqes dhe dashurisë dhe virtyteve më të larta njerëzore”, vlerësoi z. Zaimi.

Aktivitetin e përshëndetën edhe përfaqësues të pushtetit lokal si nënprefekti i Kurbinit si dhe kryetari i Komunës Milot, të cilët vlerësuan punën e Myftinisë së Kurbinit dhe Komunitetit Mysliman, të cilët përhapin mesazhin dhe shembullin e Profetit Muhamed (a.s.), një shembull që sipas tyre në këto kohë të vështirë është më se i nevojshëm dhe i domosdoshëm për t’u ndjekur nga të gjithë.

Ndërkohë programi vazhdoi me këndimin e ilahive nga medresistët e Kavajës, si dhe grupi i ilahive të Universitetit Bedër. Gjithashtu u këndua Kur’an dhe u recituan poezi për Profetin e Njerëzimit.

Në përfundim të programit u shpërndanë ëmbëlsira, si dhe kalendarë, libra e revista për të pranishmit.

5 Maj 2013