Member Counts : 13
Created on : 2012
Activity Counts : 16

Bedër Music Club

ABOUT

Klubi i Muzikës Bedër është themeluar në muajin nëntor të vitit 2012 pranë Departamentit të Shkencave Islame. Ky klub është i përbërë nga 15 anëtarë, të cilët janë pjesëtarë të vazhdueshëm të shërbimeve dhe aktiviteve të klubit. Klubi i Muzikës Bedër është një grup shoqëror muzike, ndërkombëtar, që përmban anëtarë nga shtete të ndryshme.

Vizioni ynë

Klubi ynë ka përvetësuar besimin se "muzika është ushqim për shpirtin e njeriut", dhe gjithashtu duke mos u mjaftuar me aktivitetet që kryejmë, të veprojmë sa më shumë punë të dobishme, rrugë kjo falë së cilës t'ua bëjmë të njohur njerëzve horizontin e shërimit të problemeve shpirtërore.

Ashtu siç e dimë, në jetë, në përgjithësi, një nga pikat e para e cila i përfshin njerëzit është edhe muzika. Dëshira jonë e vetme është që duke e pasqyruar sa më bukur praktimin e saj, të arrijmë te sa më shumë njerëz dhe këto bukuri t'i shpërndajmë me këdo.

Synojmë të punojmë në një mënyrë profesionale me persona (nga brenda universitetit ose jashtë tij) të cilët kanë dëshirë dhe interes të merren me një punë të këtllë, me artistë, me persona të talentuar dhe synojmë të bëjmë punë të vlefshme me ta. Kemi si qëllim që, duke organizuar në çdo muaj aktivitete muzikore në mënyrë të rregullt, t'i motivojmë sa më shumë shokët tanë dhe përkrah saj, duke marrë pjesë në programe në vende të ndryshme të botës, të zotërojmë një etiketim edhe më ndryshe.

Misioni ynë

Në vitin 2012, nën përkujdesjen dhe vëzhgimin e profesorit tonë Davut Aktepe, si aktivitet i parë i punimeve të klubit, filluan mësime muzike në sallën e muzikës të shkollës sonë për shokët që dëshironin të kishin njohuri rreth muzikës dhe që kishin interes ndaj saj.
Shokët tanë kaluan nga një arsim i larmishëm, i cili përmbante muzikën mistike turke, muzikën arabe dhe muzikën perëndimore.

Jemi munduar tu gjejmë zgjidhje kërkesave të shokëve tanë nga degë të ndryshme duke organizuar në shkollën tonë seminare të diksionit dhe të frymëmarrjes me diafragmë dhe si frut i këtyre formuam grupin muzikor me emër "BEDËR ADRIATIK".

Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, ky grup i cili përbëhet nga kombësi të ndryshme, ka zënë një vend të veçantë në shoqëri duke performuar vepra muzikore në gjuhë të ndryshme.
Grupi ynë Bedër Adriatik si fillim ka shërbyer në vende të ndryshme të Shqipërisë e më pas në vende si Maqedoni, Kosovë, duke dhënë koncerte dhe ka vërtetuar ekzistencën e tij në ballkan në shërbim të njerëzve.
Përveç kësaj, nga Evropa deri në Azi, në disa vende ka organizuar koncerte dhe është munduar të jetë faqja e bardhë e Universitetit Bedër me performancat e treguara, të shfaqura në kanale të ndryshme televizive dhe në rrjetet sociale.
Për këtë arsye, dëshira jonë është që në fytyrat e njerëzve të formojmë një buzëqeshje të ëmbël.

(Punimet tona muzikore dhe si klub mund t'i gjeni nëpërmjet adresave tona në Facebook, Twitter dhe Youtube me emrin Bedër Adriatik.)

 

BORDI

  • Muhsin Kara – Kryetar
  • Adnan Merja - Nënkryetar
  • Eren Erduran - Sekretar
  • Fatih Bamja - Arkëtar
  • Elton Karaj - Këshilltar

 

NA KONTAKTONI