Member Counts : 34
Created on : 2013
Activity Counts : 3

The Message of Life Club

ACTIVITIES

Program me rastin e natës së mirë të Beraetit - 2.6.2015

Klubi Mesazhi I Jetës në bashkëpunim me klubin e Muzikës dhe Qendrën e Studimeve Islame pranë Shkollës së Lartë Hëna e Plotë “Bedër” organizuan një program me rastin e natës së mire të Beraetit. Ne kete program te ftuar ishin nënkryetari I Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi i cili foli rreth rëndësisë dhe vlerave madhështore që na përcjell kjo natë bazuar në hadithet e Profetit Muhammed (s.a.s). Gjithashtu i ftuar ishte edhe Myftiu i Qytetit të Krujës z. Ledjan Cikalleshi i cili foli rreth shtatë grupeve që do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut në ditën e gjykimit, duke qendruar ne mënyrë më specifike mbi rininë dhe se si duhet ta shfrytëzojmë atë. Ai, foli edhe rreth muajit të madhëruar të Ramazanit dhe se si duhet ta presim atë.