Member Counts : 9
Created on : 2012
Activity Counts : 6

Book Club

ACTIVITIES

Bisedë: “Monumentet kulturore dhe natyrore të Çamërisë”- Prof. Dr. Selman Sheme - 17.4.2013

Diskutimi i vlerave dhe historisë së kulturës së popullit çam ishte tema e bisedës së zhvilluar me prof.dr. Selman Sheme në mjediset e Universitetit Bedër. Takimi u mbajt ditën e mërkurë, më 17 prill, ora 12:30, në Sallën e Konferencave.

Biseda u zhvillua kryesisht rreth librit “Monumentet kulturore dhe natyrore të Çamërisë” të vetë gjeografit Sheme. Vepra është konkludimi i një pune studimore-hulumtuese 40-vjeçare mbi shtrirjen dhe karakteristikat gjeografike të Çamërisë. Gjatë bisedës, autori i librit ndau me studentët përvojën e tij në studimin dhe pasqyrimin e bukurive dhe vlerave të kësaj treve në librat e tij. Ai theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së veçorive kulturore të popullit çam për vendin që ato zënë në trashëgiminë kulturore kombëtare.

Takimi filloi me një dokumentar që shfaqte pamje nga viset çame, kultura dhe bukuritë natyrore, si dhe shpërngulja e detyruar e çamëve nga trojet e tyre. Më pas, gjatë bisedës profesori foli për Çamërinë në aspekte etnokulturore, demosociale, gjeohistorike, fizike dhe natyrore. Ai u përqëndrua veçanërisht tek karakteri shqiptar i zonës, që në 1910, sipas të dhënave,  ishte e banuar me 90%  të popullsisë shqiptare. Libri ka natyrë shkencore dhe të dhënat janë nxjerrë nga studimet disavjeçare dhe puna në terren.

Në përfundim të takimit prof.dr. Selman Sheme i dhuroi bibliotekës së universitetit disa kopje nga librat e tij mbi Çamërinë.