Member Counts : 9
Created on : 2012
Activity Counts : 6

Book Club

ACTIVITIES

“Java e librit” - 3.5.2014

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit klubi organizoi aktivitetin “Java e librit”. Gjatë kësaj jave (29 prill-3 maj) anëtarët e klubit zhvilluan dy panaire dhe dy takime me autorë të ftuar me rastin e këtij aktiviteti.

Nga dita e hënë deri ditën e premte në hyrje të universitetit u mbajtën panairi me titull “Studenti dhe libri” dhe ai i emërtuar “Fëmijët dhe libri”. Në të parin u paraqitën librat letrarë dhe studimorë me interes për studentët, ndërsa në të dytin u inkurajuan stafi dhe studentët për të blerë libra për fëmijë me qëllim dhurimin e tyre një shkolle 9-vjeçare në Tiranë.

Ndërkohë që të martën dhe të enjten u zhvilluan takimet me shkrimtarët Agron Tufa dhe Alban Tartari. Bisedat patën si temë kryesore marrëdhënien lexues-libër-autor dhe efektet e të lexuarit.