Member Counts : 13
Created on : 2013
Activity Counts : 2

Photography Club

ABOUT

Klubi i Fotografëve është themeluar nga studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), për të inkurajuar dhe siguruar aktivitete në lidhje me zhanrin e fotografisë.

Klubi synon të krijojë një ambient produktiv dhe rezultativ me fokus fotografinë. Qëllimi është të mblidhen sa më shumë të pasionuar pas këtij zhanri që të krijojnë baza të forta për realizimin e objektivave.

Në të njëjtën kohë të shprehë gjithësinë e faktorëve apo fenomeneve jetësore ku mund të përmendim larminë e botëkuptimeve vetëm me anë të fotografisë.

Klubi ka si objektiv frymën bashkëpunuese organizative, duke iniciuar nisma kulturore, sociale dhe bashkëkohore.

Realizimi i një shumëllojshmërie aktivitetesh që në një mënyre do t’u shërbejnë te rinjve mbarë si një pikënisje e denjë për zhvillimin sa më të gjerë të klubeve ose nismave më përmbajtje të tillë.