ABOUT
Klubi “Beder Law Academy” është themeluar në vitin 2012 nga disa studentë të Departamentit të Drejtësisë në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër). Klubi është i përbërë nga 106 anëtarë. Kryesisht anëtarët e klubit janë studentë të drejtësisë por ka anëtarësime edhe nga studentë të cilët vazhdojnë studimet në fusha të ndrsyhme si Shkenca Komunikimi, Psikologji, Pedagogji etj.
Misioni
Misioni i klubit “Beder Law Academy” është nxitja e aktivizimit social të studentëve , aftësimi profesional i tyre, zhvillimi i mendimit kritik si dhe rritja e informimit të shoqërise rreth çështjeve thelbësore që lidhen me drejtësinë dhe me të drejtat e njeriut. Promovimi i të drejtave të njeriut dhe ndërgjegjësimi i individëve dhe i shoqërisë në tërësi në mbrojtjen e të drejtave janë disa nga prioritetet tona.
Vizioni
Zhvillimi i aktiviteteve ekstrakurrikulare në mënyrë të rregullt duke i ardhur në ndihmë studentëve për çështje në të cilat ata kanë interes si dhe angazhimi aktiv i tyre në mënyrë që ata të njihen më nga afër me problematikat në fushën e drejtësisë dhe të japin kontribut për zgjidhjen e tyre.
Bordi Drejtues
Elvis Gjeci - President
Endri Çela - Zv. President
Anxhela Buzi - Sekretare
Marinel Bregu - Arkëtar
Irida Qoku - Anëtare
Albi Koçibelli – Këshilltar
Kontakt
Elvis Gjeci
Anxhela Buzi