Member Counts : 106
Created on : 2012
Activity Counts : 14

Beder Law Academy Club

ABOUT

Klubi “Beder Law Academy” është themeluar në vitin 2012 nga disa studentë të Departamentit të Drejtësisë në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër). Klubi është i përbërë nga 106 anëtarë. Kryesisht anëtarët e klubit janë studentë të drejtësisë por  ka anëtarësime edhe nga studentë të cilët vazhdojnë studimet në fusha të ndrsyhme si Shkenca Komunikimi, Psikologji, Pedagogji etj.

 

Misioni

Misioni i klubit “Beder Law Academy”  është nxitja e aktivizimit social të studentëve , aftësimi profesional i tyre, zhvillimi i mendimit kritik si dhe rritja e informimit të shoqërise rreth çështjeve thelbësore që lidhen me drejtësinë dhe me të drejtat e njeriut. Promovimi i të drejtave të njeriut dhe ndërgjegjësimi i individëve dhe i shoqërisë në tërësi në mbrojtjen e të drejtave janë disa nga prioritetet tona.

 

Vizioni

Zhvillimi i aktiviteteve ekstrakurrikulare në mënyrë të rregullt duke i ardhur në ndihmë studentëve për çështje në të cilat ata kanë interes si dhe angazhimi aktiv i tyre në mënyrë që ata të njihen më nga afër me problematikat në fushën e drejtësisë dhe të japin kontribut për zgjidhjen e tyre.

 

Bordi Drejtues

Elvis Gjeci - President

Endri Çela - Zv. President

Anxhela Buzi - Sekretare

Marinel Bregu - Arkëtar

Irida Qoku - Anëtare

Albi Koçibelli – Këshilltar

 

Kontakt

Elvis Gjeci

[email protected]

Anxhela Buzi

[email protected]