ACTIVITIES
Brown Bag Seminars in Law (Enver Hasani) - 9.5.2013
Prof. Dr. Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, “Roli i Gjykatës Kushtetuese në promovimin e shtetit të së drejtës në Kosovë”
Në kuadër të iniciativës “100-vjet drejtësi” dhe ditës së Europës, studentët e departamentit të drejtësisë zhvilluan një leksion të hapur me temë: “Roli i Gjykatës Kushtetuese në promovimin e shtetit të së drejtës në Kosovë”, me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani dhe anëtarë të kësaj gjykate.
Z. Hasani i njohu studentët me sfidat dhe reformat që përballet Gjykata Kushtetuese në Kosovë, në funksion të konsolidimit të shtetit ligjor. Ai u shpreh se institucioni që drejton, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës dhe është mjeti i fundit i sigurisë, që qytetarët kosovarë të sigurohen se do të respektohen të drejtat e tyre kushtetuese.