ACTIVITIES
Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Diskriminimit Racor ( Street Action) - 21.3.2013
Studentët e klubit të të drejtave të njeriut në bashkëpunim me klubin ndërkombëtar pranë Universitetit Hëna e Plotë (Bedër), në ditën ndërkombëtare kundër diskriminimit racial organizuan një aktivitet sensilbilizues. Aktiviteti i studentëve kishte si qëllim përkujtimin e ditës ndërkombëtare kundër diskriminimit racial, ndërgjegjësimin e opinionit në lidhje me pasojat që sjell ky fenomen. Studentët promovuan mesazhe sensibilizuese nëpërmjet pankartave që mbanin në duar dhe materialeve që iu shpërndanë qytarëve. Aktiviteti i organizuar e tejkaloi pritshmëritë e studentëve, duke tërhequr vëmendjen e një numri të madh qytetarësh të cilët vlerësuan nismën duke shprehur kënaqësi që brezi i ri është i ndërgjegjësuar në lidhje me këtë fenomen. Nisma u mbështet nga Dekanati i Studentëve të Universitetit Hëna e Plotë (Bedër).