Member Counts : 106
Created on : 2012
Activity Counts : 14

Beder Law Academy Club

ACTIVITIES

Brown Bag Seminars in Law (Armer Juka) - 26.2.2014

Avokat Shteti Armer Juka, “Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar”

Departamenti i Drejtësisë pranë Universitetit “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi leksionin e hapur me temё ‘Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’. Studentёt e programit bachelor dhe tё programit master nё drejtёsi u njohёn nga afёr me rolin e Avokaturёs sё Shtetit Shqiptar, tё pёrfaqёsuar nga avokati i shtetit, Armer Juka. Gjatё leksionit u fol mbi praktikёn e arbitrazhit dhe tё instrumenteve kryesore pёr zhvillimin e tij.

Gjatё leksionit av. Juka u shpreh se hapja e shtetit shqiptar karshi investimeve tё huaja dhe tregut ndёrkombёtar privat ёshtё shoqёruar me shumё sfida tё karaktereve tё ndryshme, nё lidhje me respektimin e kontratave tё nёnshkruara qoftё nё pozicionin e kontraktuesit si shtet nё fushёn e investimeve, ashtu dhe si aksionar nё fushёn e shёrbimeve tё ndryshme. Arbitrazhi i investimeve dhe instrumentet juridike pёrbёnё fokusin kryesor tё leksionit dhe, nёpёrmjet diskutimit tё disa rasteve qё u ilustruan nga avokati Juka, u hodh dritё mbi strukturёn ligjore tё arbitrazhit nё Shqipёri dhe gjithashtu u bёnё shpjegime terminologjike, duke filluar nga juridiksioni deri te shtrirja e tij, si dhe ushtrimi i tij.

Rasti Burimi Srl dhe Eagle Games SH.A.K - Republika e Shqipёrise (ICSID çёshtja nr. ARB/11/18) ceku nga afёr jo vetёm zhvillimin e njё çёshtjeje arbitrazhi, por edhe zhvillimin e tij nё pёrgjithёsi nё Shqipёri. Studentёt patёn mundёsinё tё bёjnё pyetje, nё lidhje me arbitrazhin nё pёrgjithёsi, por çёshtja midis CEZ dhe shtetit shqiptar krijoi debate dhe kjo nё qёllimin e pёrgjithshёm tё organizimit tё eventit, si edhe pёr tё krijuar njё mjedis shkencor sa mё pranё studentёve tё profilit juridik.