Member Counts : 106
Created on : 2012
Activity Counts : 14

Beder Law Academy Club

ACTIVITIES

Brown Bag Seminars in Law (Isuf Shehu) - 12.3.2014

Dhoma Shqiptare e Tregtisë dhe Zhvillimit Ndërkombëtar (ACITAD) në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të Universitetit Hëna e Plotë-Bedër organizuan seminarin trajnues me temë “Avokatia si profesion, problematikat dhe vështirësitë në përmirësimin e sistemit ligjor”. Seminari u mbajt ditën e mërkurë në orën 12:30, në sallën e Senatit të Universitetit Bedër.

Referues i kësaj teme ishte avokati Isuf Shehu. Z.Shehu është anëtar i ACITAD dhe aktualisht mban pozicionin e themeluesit dhe të kryetarit të zyrës së avokatisë “Lame & Shehu”. Në këtë seminar ai ndau eksperiencën e tij si avokat me studentët e drejtësisë të Universitetit Bedër, gjithashtu edhe problematikat dhe vështirësitë në përmirësimin e sistemit ligjor.

Fillimisht ai bëri një prezantim të tijin, dhe gjithashtu shpjegoi karrierën e tij profesionale se si kishte kaluar nga student i drejtësisë tek një avokat i cili merrej kryesisht me çështjet e komplikuara. Pastaj foli për avokatinë, për rëndësinë e saj dhe rolin kyç që ajo ka në zhvillimin e rregullt të një procesi gjyqësor, ku theksoi se të jesh një avokat i mirë nuk do të thotë të mbyllësh çështje, të jesh një avokat i mirë do të thotë të përpiqesh t’i sigurosh të gjithë klientëve, një proçes të rregullt ligjor.

Ndërsa për problematikat dhe vështirësitë në përmirësimin e sistemit ligjor i përmendi se fakti që Legjislacioni Shqiptar është kopje i atij Italian dhe Gjerman, ku shumë procedura jo të hartuara mirë sjellin problematika të shumëllojshme dhe abuzime ndaj sistemit ligjor. Gjthashtu ai shtoi më tej se në një sistem gjyqësor nuk ka një seancë të ndërmjetme si në atë Anglo-Sakson, për vleftësimin dhe shqyrtimin se nësë ajo çështje duhet gjykuar ose duhet pushuar, por kjo jepet me vendim përfundimtar. Ky fakt ngadalëson procesin ligjor dhe në shumë raste shkel parimin e drejtësisë.

Ky seminar u zhvillua në sajë të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Gjithashtu, seminari ishte i hapur, ku studentët zhvilluan një bashkëbisedim me Z.Shehu, duke i drejtuar atij pyetje të ndryshme rreth temës dhe problematikave të Legjislacionit Shqiptar.